Dr. Agron Ibrahimi lindi në vitin 1983 në Tivar. Arsimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Ulqin. Studimet master në Shkenca Ekonomike i përfundoi në Universitetin e Malit të Zi, ndërsa doktoraturën në Fakultetin e Ekonomisë dhe Teknologjive të Informacionit në Universitetin Europian të Tiranës në vitin 2017.
Karrierën profesionale e filloi në vitin 2007 në Sekretariatin për Financa dhe Buxhet të Komunës së Ulqinit. Nga viti 2009 deri në vitin 2011, mbajti detyrën e udhëheqësit të Departamentit të Financave, ndërsa nga tetori i vitit 2011 deri në maj 2014 ishte Sekretar i Sekretariatit për Financa dhe Buxhet. Në periudhën 2014–2018, shërbeu si udhëheqës i Departamentit të Financave, ndërsa nga viti 2018 deri në vitin 2022
ushtroi detyrën e Sekretarit të Sekretariatit për Ekonomi dhe Zhvillim Ekonomik të Komunës së Ulqinit. Puna në nivelin qendror e pasuroi më tej përvojën e tij. Nga viti 2022 deri në vitin 2023, mbajti detyrën e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Financave të Malit të Zi, ndërsa gjatë vitit 2024 shërbeu si Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Në të njëjtën kohë, që nga viti 2022, është Kryetar i Këshillit të Agjencisë për Investime të Malit të Zi.
Përveç përvojës në administratë publike, nga viti 2018 është angazhuar si profesor dhe bashkëpunëtor në Universitetin e Malit të Zi dhe Universitetin e Shkodrës, duke dhënë mësim në programe bachelor, të specializuara dhe master.
Angazhimi i tij profesional përfshin pjesëmarrje në programe ndërkombëtare, seminare dhe konferenca të shumta. Ai është anëtar i Asosacionit të Menaxherëve të Malit të Zi që nga viti 2018, ndërsa gjatë periudhës 2015–2016 ka qenë anëtar i Shoqatës së Ekonomistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi

Ulica slobode 85
Podgorica
Mal të Zi
Telefon: +382 20 664 362
Faks: +382 20 664 362
mail fondzamanjine@t-com.me